Course Descriptions (Integrated second cycle study program in Law)

April 19th, 2017

E DREJTË PUBLIKE

Lënda do te fokusohet ne studimin e ligjeve e lindjes dhe zhvillimit te shtetit dhe të së drejtës, ligjet shoqërore që përcaktojnë vetitë, karakteristikat dhe tiparet specifike të shtetit dhe të drejtës, si edhe lidhjen e ndikimin e tyre të ndërsjelltë. Duke studiuar në lidhje të ngushtë shtetin dhe të drejtën, kjo lëndë shtjellon një sërë problemesh themelore të tyre si origjina e shtetit dhe e së drejtës, përmbajtja e tyre shoqërore, tipat historike të shtetit dhe të së drejtës, format e tyre specifike në jetën e shoqërisë, pushteti shtetëror dhe sovraniteti si karakteristika esenciale e tij, parimet e ndarjes dhe unitetit të pushtetit, organet shtetërore dhe organizimi i tyre, burimet e së drejtës, elementët e normës juridike, interpretimet e normës juridike, etj.

E DREJTË ROMAKE

Lënda do te fokusohet ne studimin e tre disiplinave te lidhura me të drejtën romake; institucionet juridike të së drejtës private në kohën e ekzistencës së Romës (institucienes latinisht do të thotë mësimet e para juridike) historinë e zhvillimit dhe evoluimit të së drejtës, të organizimit shtetëror dhe shoqëror, si dhe burimet e saj; pandektet (përpunimi i një materie) ose shkencën juridike, pjesën e normave juridike, të cilat u përpunan nga rendet juridike të mëvonshme (mbretërisë gjermane dhe të shteteve të tjera europiane dhe që njihen si pjesë e rendit pozitiv juridik bashkohorë).

GJUHË E HUAJ E AVANCUAR

Kjo lëndë ka si qëllim të zhvillojë aftësitë e të mësuarit të studentëve duke i përfshirë ata në detyra, duke i lënë të punojnë në mënyrë të pavaruar me fjalor apo edhe burime të tjera gjuhësore. Kursi ka si qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të studentëve dhe sidomos aftësitë në kuptimin e leximit.

Në lëndën gjuhë e huaj qëllimi është që studentët të aftësohen që të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë gjuhën angleze në lëmin juridik, si dhe të përdorin literaturën nga ky lëm gjatë studimeve dhe gjatë punës profesionale, hulumtuese dhe shkencore.

HİSTORİ E INSTİTUCİONEVE POLİTİKO-JURİDİKE

Lënda do te fokusohet ne studimin e dy fushave kryesore. Studentët filimisht do të njihen me e instituteve të Shtetit dhe së Drejtës shqiptare parë në evolucionin e tyre historik.Studimi i ketyre instituteve fillon me periudhen antike, pra me periudhen e krijimit të formacionit të parë shtetëror dhe vazhdon deri në ditët tona. Paralelisht me Shtetin lindi dhe e Drejta, kështu që kjo lëndë krahas analizës së karakteristikave të organizimit shtetëror, për të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar shteti shqiptar, trajton edhe karakteristikat e së drejtës.  Fusha tjetër që do të trajtohet është fokusimi mbi institucionet politike, sistemet kushtetuese, zhvillimin e institucioneve të së drejtës dhe të drejtat e lirisë përballë pushteteve politike, në një periudhë shumë shekullore të historise. Ky program bën të mundur njohen e studentëve me historinë e Institucioneve dhe karakteristikat e saj. Përmbajtja akademike e këtij programi përqendrohet në një sërë periudhash duke filluar nga: Institucionet poltike të Lindjes së Lashtë, rënia e Perandorisë Romake e deri në vendosjen e demokracive bashkëkohore, në një hapësirë të gjerë gjeografike dhe kulturore që përfshin Europën, Afriken, Azinë dhe Amerikën e Veriut.

HYRJE NE EKONOMİ

Studimi i lëndës  Hyrje në Ekonomi është një hyrje e përgjithshme mbi njohuritë dhe metodat e shtjellimit të shkencës ekonomike. Lënda do të fokusohet në analizën e çështjeve që kanë të bëjnë me kategoritë dhe ligjet ekonomike. Në pjesën hyrëse do të shpjegohen nocionet elementare të shkencës ekonomike, siç janë: resurset e limituara, zgjedhja, dobia, inputet, outputet, shpenzimet, aktivitetet ekonomike, të mirat ekonomike etj. Pas njohjes me këto nocione do të shpjegohen burimet e njohurive ekonomike, parimet e të menduarit ekonomik, për të vazhduar me njohjen e llojeve të sistemeve ekonomike dhe për të vazhduar me shpjegimin e ndërlidhjes në mes ekonomiksit dhe të së drejtës. Në kuadër të mikroekonomisë do të shpjegohen efektet e ndryshimeve ekonomike si dhe politika e individëve dhe grupeve të vogla, zakonisht brenda kontekstit të tregut të caktuar (analiza e ofertës dhe kërkesës, teoria e firmës etj.) si dhe format e avancimit të kapitalit si dhe përvetësimeve që sjellin këto avancime. Në pjesën e makroekonomisë do të shpjegohen efektet e çështjeve ekonomike dhe politike të ekonomisë si tërësi. Përqendrimi parësor do t’i kushtohet shpjegimit të funksioneve të parasë, si dhe shpjegimit të shkaqeve dhe shërimit të dy problemeve më akute të makroekonomisë: papunësisë dhe inflacionit.

HYRJE NË SHKENCAT POLITIKE

Në një bote ku rëndësia e politikës është gjithmonë në rritje, ngrihen natyrshëm shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Në ditët e sotme, politika është bërë një pjesë e paevitueshme e jetës së individit, duke e bërë pothuajse të pamundur mungesën e konfliktit midis te drejtave të njeriut dhe vendimeve kolektive. Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve dhe studimi i gjithanshëm i kësaj shkence, vjen në ditët e sotme si një domosdoshmëri jo vetëm për studentët e saj dhe studentët e shkencave të komunikimit në kuadër të formimit të tyre të përgjithshëm, por edhe për cdo individ pjesëmarrës të natyrshëm në jetën politike të një vendi. Në këtë kontekst, ky kurs synon t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve duke studiuar cështjet kryesore të politikës në të gjithë nivelet: individë, grupe interesi, cështje kombëtare dhe ndërkombëtare. Kursi është hartuar në mënyrë që të ofrojë njohuritë përkatëse, si për studentët të cilët synojnë të vazhdojnë studimet në këtë shkencë, ashtu edhe për ata studentë të cilët janë të interesuar të fitojnë njohuri më të plota rreth botës së politikës.

ANGLİSHTE LİGJORE

Anglishtja Ligjore synon që t’i japë studentit një pasqyrë të përgjithshme të ligjit dhe institucioneve kushtetuese duke përdorur të gjithë terminologjinë ligjore. Nëpërmjet këtij kursi studentët do të njihen me gjuhën e përdorur nëpër traktate dhe institucione ndërkombëtare si dhe do të kenë mundësi që të diskutojnë për temat më të rëndësishme në ligj.

BAZAT DHE METODAT E ARSYETİMİT E SHKİMİT LİGJOR

Kjo lëndë është e dizajnuar për të futur studentët me parimet bazë të arsyetimit filozofik dhe logjik. Studentët do të mësohen t’i përgjigjen pyetjeve lidhur me " Çfarë e bën një argument një argument i mirë?",  "Çfarë ka rëndësi si" provë "për një përfundim" "Si ka filozofi si një disiplinë qenë i ndikuar nga zhvillimet logjike?" Do të konsiderohen  mënyra joformale dhe formale të arsyetimi sic është arsyetimi deduktiv, arsyetimi induktiv dhe arsyetimi analogjik. Ky kurs synon të mundësojë studentët e vitit të parë për të identifikuar, analizuar dhe kërkuar çështje të ndryshme në çdo fushë të ligjit.

Lënda ofron njohuri teorike dhe praktike për zhvillimin në mënyrë të integruar të aftësive të kërkimit, të arsyetimit dhe të shkrimit ligjor. Zhvillimi i këtyre aftësive përbën një nga aspektet kryesore të formimit të studentëve dhe është një kërkesë e domosdoshme për ushtrimin e profesionit në mënyrë të suksesshme. Në zhvillimin e programit një hapësirë të veçantë do të marrë dhe diskutimi i praktikave gjyqësore dhe të prokurorisë në lidhje me çështjet e trajtuara në vendimet e qëndrimet e tyre në të tri shkallët e gjykimit.

Në këtë lëndë ofrohet një trajtim teorik dhe praktik i elementeve të shkrimit, të mënyrës së formulimit të akteve ligjore, të interpretimit të akteve, të analizës së fakteve, të hapave në procesin e shkrimit ligjor si dhe të hartimit të akteve kryesore procedurale.

E DREJTA CİVİLE I

E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të studimeve të nivelit të parë. Ky kurs ka për qëllim të familjarizojë studentët me strukturën bazë dhe përmbajtjen e të drejtës civile. Në këtë lëndë do të trajtohen parimet themelore të së drejtës private si dhe institutet bazë të së drejtës civile. Lënda fillon me kuptimin e të drejtës në përgjithësi e më pas përqëndrohet në trajtimin e pjesës së përgjithshme të Kodit Civil duke analizuar institutet e të drejtës civile si personat fizikë, personat juridike dhe llojet e tyre. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën  civile.

E DREJTA KUSHTETUESE

Lënda E drejta Kushtetuese zhvillohet si një kurs i plotë dhe i detyrueshëm në degën e Drejtësisë. Objekti i saj shtrihet jo vetëm në studimin e institucioneve politike e të sistemit normativ, por edhe në studimin e të drejtave dhe lirive themelore si dhe mbrojtjen e tyre. Ky studim kryhet sidomos në dimensionin e të drejtës së brendshme kushtetuese, por ai perceptohet edhe në planin krahasues dhe atë ndërkombëtar. Gjithashtu në këtë do të shpjegohen dhe analizohen organizimi, funksionimi dhe kompetencat e organeve kushtetuese.

Qëllimi kryesor i mësimdhënies së kësaj lënde është  ngulitja e instituteve dhe nocioneve bazë të së drejtës kushetuese; në veçanti, t’i krijojë atyre një vizion bashkëkohor për shtetin ligjor dhe shtetin e së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve të qeverisjes, mbikqyrjen dhe kontrollin reciprok të këtyre të fundit për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

E DREJTA PENALE I

E drejta penale si degë shkencore merret me hulumtimin e nocioneve dhe institutit që e përbën rregullativën e tij: veprën penale, përgjegjësinë penale dhe sanksionet penale. Ky hulumtim është i nevojshëm që këto nocione dhe institute të mund të përdoren në mënyrën më efikase në rastet konkrete të kryerjes së veprës penale nga ana e një ose më shumë personave. Por vepra penale, sankcioni penal si dhe institutet tjera të së drejtes penale nuk janë vetem dukuri, para së gjithash ato janë dukuri shoqërore të cilat përmes formës juridike e pasqyrojnë përmbajtën e vet. Ndërsa si dukuri shoqërore u nënshtrohen ndryshimeve në strukturat e zhvillimit të shoqërisë, gjë që kërkon analizë, spjegim dhe interpretim adekuat. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën  penale.

FİLOZOFİ E SË DREJTËS

Lënda analizon të drejtën dhe rolin e saj në shoqëri që nga lashtësia deri në kohët tona. Ajo synon t’u jape informacion studentëve mbi teoritë e së drejtës dhe filozofët më të spikatur me qëllim që të nxisë mendimin analitik dhe kritik ndaj parimeve dhe ideve qe ravijëzojnë një qëndrim filozofik apo një tjetër. Për shkak të natyrës së lëndës, studentët inkurajohen që të sfidojnë pikëpamjet e teorive/filozofëve dhe të argumentojnë qëndrimin e tyre që jo domosdoshmërisht është i lidhur me një apo disa shkolla të mendimit. Mendimet e shkollave të ndryshme do të analizohen lidhur me cështje si: procesi i nxjerrjes së ligjeve; avantazhet që ka pozitivizmi apo teoria e së drejtës natyrore; cili është raporti i së drejtës me moralin; cili është roli i gjyqtarëve në procesin e vendimarrjes; a janë pjesë e së drejtës parimet dhe politikat; roli i aktorëve të ndryshëm dhe tradita në procesin e hartimit dhe zbatimit të ligjeve; pasojat e pozitivizmit ligjor në qeverisje.

E DREJTA ADMİNİSTRATİVE I

Lënda e Drejta Administrative I trajton njohuri mbi materiale normat drejtës administrative dhe jep informacion hyrës mbi normat ligjore procedurale. Kursi studion organizimin dhe funksionimin e të organet publike administrative dhe kontrolli që ushtrohet mbi këto organe administrative gjatë aktivitetit të tyre. Kjo lëndë studion elementet bazë të këtij procedimi duke dhënë koncepte të detajuara mbi mënyrën e veprimit, organizimin kolegjial, kuorumin gjatë shqyrtimit dhe vendimmarrjes, mënyrën e përfundimit të procedimit etj. Gjithashtu një vend të veçantë në studimin e kësaj lënde zë hulumtimi i disa prej organeve kryesore të administratës publike të cilat kryejnë funksionet kryesore shtetërore të kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën administrative.

E DREJTË CİVİLE II

E drejta civile është një nga disiplinat e formimit karakterizues dhe profesional të programit të studimeve t nivelit të parë. Ky kurs eshte pjesa e dyte e cila ka për qëllim të familjarizojë studentët me konceptet e bashkepronesise, te drejten e parablerjes, uzufruktin, servitutin, mbrojtjen e te drejtes se pronesise. Në këtë lëndë do të trajtohet edhe koncepti i trashegimise, si trashegimia me ligj, me testament dhe padite perkatese. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën civile.

E DREJTË E DETYRİMEVE I

Fokusi i kesaj lëndë është njohja me konceptet baze të detyrimeve dhe kontratave duke u mbështëtur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje të tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Lënda e drejta e detyrimeve zhvillon më tej njohurinë e kandidatëve në fushën e Detyrimeve dhe parashtron pyetjet si përse premtimet janë zbatuar si kontrata, cilat premtime zbatohen, dhe se si ato zbatohen në marrëdhëniet e përditshme tregtare. Lënda shqyrton çështjet kryesore ligjore që prekin institutet e të drejtës së detyrimeve. Këto çështje përfshijnë pyetjet lidhur se kur një kontratë të bëhet e detyrueshme, çfarë personash fitojnë të drejtat sipas një kontrate, kushtet nën të cilat kërkohet garancia, shkelja e kushteve të kontratës dhe mjetet juridike në dispozicion në rast të shkeljes së kontratës. Studentët do të njihen me çështjet e shpërblimit të dëmit, pasurimit të pabazë, gjerimit të punëve të huaja pa porosi, shprehjen e njëanshme te vullnetit. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e detyrimeve.

E DREJTË E PUNËS DHE E SİGURİMEVE SHOQËRORE

Studenti gjatë zhvillimit të kursit të plotë të lëndës "E Drejtë e Punës", do të mësojë se e drejta e punës ndihmon efektivisht në krijimin dhe forcimin e ekonomisë sociale të tregut, në zhvillimin dhe përsosjen e marëdhënieve demokratike të punës, në rritjen e eficencës së tyre, në përdorimin racional të energjisë fizike dhe intelektuale të punëmarresit, etj. E drejta e punës shërben njëkohësisht si një ndër mjetet e fuqishme për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut ne përputhje me Kartën e OKB, Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, Konventën Evropiane te te Drejtave te Njeriut, Kartën Sociale Europiane, me Kushtetutën, Kodin e Punës. Ajo mbron pronën private dhe shtetërore, garanton gëzimin e te drejtave qe burojnë nga puna. Lënda do të studiojë edhe sigurimet shoqëore siv pjesë e sistemeve të mbrojtjes shoqërore. Kjo pjesë e lëndës do të fokussohet në ssitemin e pensioneve dhe ndihmës sociale dhe ekonomike. Studentet do te njihen gjithashtu me krijimin, financimin dhe funksionimin e instituteve private te pensioneve. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e punës.

E DREJTË PENALE II

Në këtë kurs studentët njihen me veprat penale specifike të sanksionuara nga legjislacioni penal. E drejta penale (Pjesa e Posaçme) i referohet përcaktimeve të veprave penale të veçanta, elementet e nevojshme për inkriminimin e tyre dhe funksionimin e përgjegjësisë penale në çdo situatë faktike. Moduli do të jetë i organizuar në formë praktike dhe teorike. Në praktikë në të cilat studentët do të zhvillojnë aftësitë për identifikojë ligjin penal në një zonë të veçantë dhe të aplikojnë atë në skenarëve hipotetike faktike. Në modulin teorik studentët do të shqyrtojnë dhe të zhvillojnë perspektivat kritike mbi aspekte të ndryshme të ligji i krimit. Ky kurs do të mundësojë studentëve të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë të specializuara për të kuptuar, analizuar dhe për t'iu përgjigjur zhvillimeve të fundit në fushën e të drejtës penale duke paraqitur probleme dhe debate bashkëkohore. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale.

KËRKİM DHE SHKRİM SHKENCOR

Kjo lëndë u jep studentëve konceptet bazë dhe kryesore dhe mjetet e nevojshme për të realizuar në mënyrë të pavarur një projekt kërkimor dhe per te realizuar nje shkrim dhe prezantim akademik. Këtu trajtohen edhe koncepte se çfarë është shkenca e kerkimit shkencor dhe si kryhet kërkimi. Më tej trajtohen konceptet se si trajtohet një çështje, si të zhvillohen dhe vlerësohen idetë, që kanë studjuesit lidhur me kryerjen e një studimi. Një aspekt i veçantë është komunikimi i rezultateve dhe lidhja e tyre me njohuritë shkencore. Këtu jepen edhe teknikat e të lexuarit, si të përmirësohet stili i të shkruarit duke maksimizuar strukturat e përdorura. Në vijim trajtohen probleme të veçanta të prezantimit me gojë dhe komunikimit me palët e interesuara.

E DREJTA ADMİNİSTRATİVE II

Ky kurs studion parimet themelore të rolit administrative procedurale. Kuptimi i procedurës administrative në gjuhën shqipe, në krahasim me atë të vendeve të tjera do të adresohen në mënyrë që një kuptim më të mirë të procedurës administrative është pranuar. Kursi do të shqyrtojë se fazat e ndryshme të procedurës administrative dhe të rregullimit të detajuar ligjore të secilit. Procedurat specifike administrative të tilla si procedurat rregullatore administrative, procedurat Konfliktet Administrative / ato gjykimit, si dhe procedura kundërvajtje do të përbëjnë trupin bazë të kursit, ndërsa një fokus gjithashtu do të jepet në procedurën gjyqësore administrative, një proces i cili ka pësuar reforma të rëndësishme gjatë kohëve të fundit në Shqipëri. Kursi do të trajtojë shqyrtimin gjyqësor të proceseve administrative në vendet e tjera në këtë mënyrë nxënësit do të jenë të ekspozuara në mënyrë të rregullt në kuadër të një aspekt kaq të rëndësishëm lidhur me procesin administrativ. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën administrative.

E DREJTË E DETYRİMEVE II

Fokusi i kesaj lëndë është njohja me konceptet baze të detyrimeve dhe kontratave duke u mbështëtur në dispozitat e Kodit Civil duke filluar nga neni 419 deri në nenin 1161, si dhe ligje të tjera që kanë lidhje me detyrimet në përgjithësi apo me lloje të vecanta kontratash. Studenti në këtë lëndë do të njihet me kontratat specifike të parashikuara nga Kodi civil dhe jo vetëm me to. Lënda do të fokusohet në kontratat e shitjes, të qirasë, agjencisë, specidionit, transportit etj dhe do të ketë diskutime në klasë me kazuse të ndryshme në të cilat do të debatohet aspekte të të drejtës së detyrimeve.

E DREJTË FAMİLJARE

E Drejta Familjare, trajton në mënyrë analitike e sistematike institutin e familjes dhe marrëdhëniet familjaro-juridike që rrjedhin prej saj, në mënyrë që të arrihet një trajtim njohës e shkencor i atyre problematikave që përbëjnë themelin e kësaj dege të së drejtës private. Kjo lëndë synon një trajtim të parimeve të së drejtës familjare; lidhjen e martesës, shpalljen e pavlefshme dhe zgjidhjen e saj; regjimet pasurore martesore; të drejtat dhe përgjegjësitë prindërore; birësimi kujdestaria etj. Lënda do të fokusohet në tema bashkëkohore lidhur me ndryshimet e konceptit të familjes në Shqipëri dhe në botë, ku do të diskutohen kazuse të ndryshme, me qëllim që kuptimi teorik të përvetësohet sa më mirë nga studenti nga njëra anë, gjithashtu dhe t’ë japë njohuri mbi praktikën gjyqësore.

KRİMİNALOGJİ- PENOLOGJİ

Kjo lëndë është konceptuar në mënyrë të tillë që të japë njohuri rreth kriminalitetit, formave të shfaqjes së tij, lidhjeve të kriminalitetit me elementë të veçantë të organizimit social, ekonomik, politik dhe shpjegimet e ndryshme rreth tij. Nga ana tjetër, në ketë pjesë studiohen lidhjet ndërmjet krimit dhe aspekteve të tilla si: mosha gjinia, pozita sociale, viktima dhe personaliteti i individit. Programet dhe format e parandalimit të kriminalitetit zënë një vend të veçante. Në pjesën e dytë, penologjia, studiohet dënimi, institucionet e ekzekutimit të tij, ekzekutimi i dënimeve penale, trajtimi dhe të drejtat e personave të dënuar, standardet ndërkombëtare lidhur me trajtimin e grupeve të ndryshme të dënuarve, alternativat e dënimit me burgim.

TË DREJTAT E NJERİUT

Lënda analizon gjerësisht konceptet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut si edhe ofron një panorame krahasuese të disa aspekteve të vecanta të te drejtave të njeriut. Një vëmendje e vecantë i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut në kuadrin e organizatës së Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera evropiane, të tilla si Bashkimi Evropian, Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, etj.

TEKNİKE LEGJİSLATİVE

Lënda studion çështjet kryesore dhe parimet e përgjithshme që lidhen me procesin legjislativ dhe teknikat e hartimit të teksteve normative. Lënda fokusohet në shpjegimin e kompleksitetit të procedurave legjislative parimet e teknikës së hartimitë, strukturimit të ligjeve, memoradumeve dhe akteve të tjera ligjore. Gjithashtu lënda do të analizojë edhe ndikimet e legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të BE në procesin e hartimit të ligjeve dhe natyra detyruese e traktateve. Ky kurs do të studiojë metodën “IRAC” të analizës si një nga metodat e përdorura për analizimin e çështjeve ligjore dhe shkrimin e opinioneve; elementet përbërës të kësaj metode së bashku me ushtrime praktike mbi zbatimin e rregullave të hartimit të teksteve normative.

E DREJTA TREGTARE

Lënda konsiston në trajtimin e legjislacionit të së drejtës tregtare duke u fokusuar më shumë në shoqëritë tregtare si dhe hapat që ka ndërmarë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit të së drejtës tregtare. Qëllimi kryesor lëndës, konsiston arritjet kultuore të analizave, teorike dhe praktike të modeleve me të dobishme dha avancuese të biznesit të një vendi.

Lënda do t’u ofrojë studentëve njohuri të reja dhe të përshtatshme rreth të drejtës dhe nevojave që ka ekonomia për rregullimin e saj në pikëpamje juridike. Lënda do të fokusohet në rolin e shtetit në rregullimin e të drejtës tregtare, shoqëritë tregtare, zgjidhja e konflikteve dhe sistemi gjyqësor, regjimi tatimor mbi subjektet tregtare dhe punët bankare dhe letrat me vlerë.

E DREJTË PROCEDURİALE CİVİLE

E drejta proceduriale civile si një nga pjeset e së drejtës studion rregullat e zhvillimit të procesit civil, Lënda do të dfokusohet në organizimin e pushtetit gjyqësor, garantimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor si garant i integritetit të rendit juridik. Lënda do të janë dije mbi institute të procedurave si juridiksioni civil, procedurat e gjykimit nmë shkallë të ndryshme të sistemit gjyqësor, ankimimi në shkallën e Apelit, procedura dhe objekti i gjykimit në dhomën e këshillimit dhe në seancen gjyqesore në gjykaten e lartë. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën e procedurës civile.

E DREJTË PROCEDURİALE PENALE

Lënda e drejta procedurale penale merret me shpjegimin teorikisht dhe praktikisht të legjislacionit procedural penal, institutet dhe dispozitat që rregullojnë procedimin penal në të gjitha fazat e tij. Ajo analizon shkencërisht sistemet procedurale penale, zhvillimin historik të legjislacionit procedural në Shqipëri deri në miratimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe parimet demokratike në të cilat bazohet procedimi penal. Analiza e percaktime të hollësishme bëhen për subjektet e procedimit penal, për vendin që zënë, rolin që luajnë dhe raportet midis tyre; për kuptimin, llojet dhe çmuarjen e provave; për kushtet dhe kriteret që duhen zbatuar në marrjen e masave të sigurimit; për detyrat e prokurorit dhe të policisë gjyqësore gjatë fazës së hetimeve paraprake; për rregullat e gjykimit në shkallë të parë; për kuptimin dhe veçoritë e gjykimit në apel dhe në kasacion; për mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të formës së prerë; për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja etj. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me të drejtën penale dhe procedurë penale.

ETİKA LİGJORE

Kjo lëndë fton studentët të studiojnë etikën dhe të angazhohen në respektimin e saj, veçanërisht atë etikë që zbatohet në çështjet e krimit, të ligjit dhe të drejtësisë. Gjatë kësaj lënde do të shqyrtohen konceptet e moralit, të etikës, vlerat, korniza morale / etike dhe dilemat mes së drejtës dhe së gabuarës. Qëllimi i kursit është që të përmirësojë aftësitë e studentëve që të mendojnë si kritikë, dhe të përballen me të dyja anët e një çështjeje, me të drejtën dhe të gabuarën njëkohësisht.

KONTRATAT ADMINISTRATIVE

Lënda e Kontratave Administrative është një lëndë me zgjedhje. Ajo synon të ofrojë njohuri për një prej çështjeve me rendësi bashkëkohore të së drejtës administrative që lidhet me institutin e kontratave administrative. Menaxhimi i interesit publik përmes kontratave administrative është një tendencë që ka gjetur aplikim së fundmi edhe në vendin tonë. Rregullimi siç duhet i këtij instituti është me rendësi për të ditur regjimin juridik të aplikimit të tij si dhe atë të kontrollit të këtij instituti. Ky institut nuk ka eksituar më parë në të drejtën administrative të vendit tonë. ndikimi i të drejtës së BE në këtë kuadër është parësor, prandaj edhe studimi i tij është me vlerë për një kuptim edhe më të mirë të institut të kontratave administrative. Lënda do të fokusohet në studimin e kontratave të posacme administrative si ajo e koncesionit, prokurimi i punëve publike dhe shërbimeve publike etj.

SOCIOLOGJI E LIGJIT

Lënda Sociologjia e Ligjit i referohet një nën disipline të sociologjisë po aq sa edhe një përqasjeje të fushës së studimeve ligjore. Sociologjia e ligjit është një fushë e vecantë studimi e cila shqyrton ndërveprimin e ligjit / te drejtës me aspektet e tjera të shoqërisë si psh efektet e institucioneve, doktrinave dhe praktikave ligjore në krijimin dhe zhvillimin e e fenomeneve sociale dhe anasjelltas. Lënda do të fokusohet ne trajtimin e perspektivës historike të origjinës së ligjit; logjikës/ qëllimit dhe sanksioneve ligjore; vendim-marrjes normative dhe moralit; vendim-marrjes dhe proceseve njohese; krimit dhe devijancës; ligjit si veprim kundrejt ligjit si e drejtë e shkruar; përgjigjet organizative ndaj ligjit, vecanërisht të lidhura me marrëdhëniet e punës dhe punësimit; rolet e profesionistëve të drejtësisë: gjyqtarët, avokatët, etj; si dhe ligji dhe ndryshimi social ku do të theksohen cështjet e lëvizjeve për mbrojtjen e të drejtëve të njeriut, mjedisit, shoqëria civile etj.

DREJTËSI ADMINISTRATIVE

Kjo lëndë synon studimin e drejtësisë administrative në kuadrin kushtetues dhe ligjor, në të njëjtën kohë dhe mënyrën e zgjidhjes së konflikteve jashtë gjykatës nëpërmjet apelimeve administrative, ombudsmani ndërmjetësimi etj. Lënda do të fokusohet në studimin e gjykimit administrativ, aspektet proceduriale të tij, procesi administrativ dhe vendimet e gjykatës. Lënda do të japë njohuri të mëtejshme në procedurat e ankimimit në fushën administrative si bazë e drejtësisë.

E DREJTA E FALIMENTIMIT

Kjo lëndë do t’i familjarizojë studentët me komponentët kryesorë të legjislacionit shqiptar që trajtojnë falimentimin dhe paaftësinë paguese. Do të prekë gjithashtu të drejtat e debitorëve dhe të kreditorëve përpara falimentimit.

Ligji i falimentimit dhe i paaftësisë paguese luan një rol esencial ekonomik në të gjitha ekonomitë moderne. Realizon përdorimin efikas maksimal të aseteve dhe burimeve njerëzore duke përjashtuar ose riorganizuar aktivitetet e personave (juridik ose fizik) kur nuk janë produktive për shkak të borxhit të pamenaxhueshëm.

E DREJTA E TOKËS

Lënda e Drejta e Tokës fokusohet në studimin e klasifikimeve të tokës së realizuar në bazë të ligjeve përkatëse të planifikimi dhe zhvillimit të territorit në Republikën e Shqipërisë. Lënda ka për synim të studiojë regjistrimin e pasurive dhe te gjithë procedurën përkatëse në zyrat e regjistrimit të pasurive, servitutetdhe marrëveshjet kufizuese. Lënda gjithashtu do të analizojë kushtet e administrimit të tokës, për ndërtime, në zonat turistike, administrimi i i zonave dhe territoreve me vlera të veçanta kulturore, mjedisore, arkeologjike. Lënda do të bazohet ne legjislacionin aktual të planifikimit dhe zhvillimit të territorit.

E DREJTA FINANCIARE

Lënda e Drejta Financiare studion veprimtarinë financiare të shtetit dhe personave tjerë juridik, mekanizmat e mbledhjes dhe shpenzimit të mjeteve financiare si dhe harmonizimi dhe planifikimi i të hyrave dhe shpenzimeve në kuader të ekonomisë financiare fillon mbi bazen e institucioneve të financave publike. Kjo lëndë do të shqyrtojë aspektet ligjore të financave. ajo do të përshkruajë parimet bazë ligjore dhe parakushtet institucionale të financave dhe tregjet financiare.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE PUBLIKE

Lënda është i konceptuar si i përbërë prej disa pjesëve, të cilat ofrojnë njohuri për sa i përket elementëve të domosdoshëm për ekzistencën e shtetit si subjekt i së drejtës ndërkombëtare, krijimin e organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare, institutet kryesore të së së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, të së Drejtës Ndërkombëtare të Traktateve, të së Drejtës Diplomatike dhe Konsullore, të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, etj. Vëmendje e veçantë u kushtohet mekanizmave ndërkombëtarë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

POLITIKAT DHE INSTITUCIONET E BE

Lënda synon të japë njohuri të thelluara dhe bashkëkohore për të drejtën europiane në këndvështrimin institucional dhe material me qëllim që të përgatisë sa më mirë kandidatët për karrierë profesionale në këtë fushë si dhe me mundësinë e thellimit mbi çështjet europiane.

Qëllimi i këtij kursi është gjithashtu të thelloje njohuritë mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimin e institucioneve europiane, mbi problemet aktuale të reformimit te tyre, çështjet lidhur me politikat e zgjerimit si dhe të perspektivave të tij.

ALTERNATIVAT E ZGJIDHJES SE KONFLIKTEVE DHE ARBITRAZH

Lënda synon t’i japë njohuri studentëve lidhur me legjislacionin e ndërmjetësimit si dhe të dispozitat mbi arbitrazhin. Gjithashtu shqyrton fazat e ndryshme të negociatave, thekson rëndësinë e komunikimit verbal dhe joverbal, dhe diskuton teknikat e ndryshme bisedimesh që negociatorët mund të hasin. Lënda do japë një njohje të thelluar lidhur me negocimet e transaksioneve ndërkombëtare publike dhe private, në njohjen e rritjes së rëndësisë së ndërveprimeve të tilla transnacionale. Studentët do të njihen nga afër me arbitrazhin, komventat ndërkombëtare, juridiksioni prelevimin e tyre mbi ligjin kombëtar. Lënda do të ketë të integruar dhe diskutime dhe debate në klasë lidhur me temat specifike kontemporane të lidhura me fushen specifike.

E DREJTA SUBSTANCIALE E BE

E Drejta Europiane është pjesë e rëndësishme e të drejtës ndërkombëtare publike e cila veçanërisht në vitet e fundit ka njohur zhvillime të vrullshme. Kursi synon të japë njohuri të thelluara dhe bashkëkohore për të drejtën europiane në këndvështrimin institucional dhe material me qëllim që të përgatisë sa më mirë kandidatët për karrierë profesionale në këtë fushë si dhe me mundësinë e thellimit mbi çështjet europiane. Bashkimi Europian përfshin Komunitetet Europian (shtylla e parë), politikën e jashtme të sigurisë së përbashkët (PJSP-Shtylla e dytë) dhe bashkëpunimin policor dhe gjyqësor në fushën penale (shtylla e tretë). Studimi i këtyre tre shtyllave do të jetë një pjesë e rëndësishme e këtij kursi i cili përveç të tjerave ka për qëllim të aftësojë studentët për analizën e risive më të rëndësishme të zhvillimeve të fundit lidhur me Traktatin e Lisbonës.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE E BIZNESIT

Lënda synon t’i prezantojë studentit implikimet ligjore të transaksioneve të biznesit i cili zhvillohet përtej kufijve kombëtarë. Lënda do të fokusohet mbi ligjin e transaksione ndërkombëtare të biznesit. Lënda do të studiojë në katër fusha të rëndësishm: Mjedisi ligjor i Biznesit Ndërkombëtar, Kontraktimi Ndërkombëtar, Import- eksport (dokumentare dhe kreditit dokumentar transaksioneve), Transferimi Pronës Intelektuale (Licencimi) dhe Investimet e Huaja Direkte (IHD). Studenti duhet të fitojë një vlerësim të rreziqeve të veçanta të kryerjes së biznesit ndërkombëtar dhe kurthet ligjore që lidhen me këto rreziqe. Në fund të fundit, qëllimi i kursit është të hetojë mënyrat e minimizuar rreziqet ligjore në transaksionet e biznesit ndërkombëtar.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Lënda do të fokusohet në njohuritë themelore në procedurën civile ndërkombëtare dhe në kompetencën ndërkombëtare në zgjidhjen e konflikteve kur implikohen ligjet e më shumë se një juridiksion të vetëm. Lënda do të fokusohet në juridiksionin në të drejtën ndërkombëtare, imunitetet konsullore, komptenecat në konfliktet gjyqësore, njohejn dhe zbatimin e vendimeve të gjykatave të huaja. Lënda do të analizojë konventë Vjenës për të drejtën e traktateve midis shteteve, konventën e Romës dhe të Brukselit, në mënyrë që të evidentojë rastet e zbatueshme sipas konventave.

Në kuadrin e interaktivitetit parashikohet që për çdo orë leksioni do të debatohet mbi çështje të ndryshme që kanë interes për studimin dhe praktikën gjyqësore.

PRONËSI INTELEKTUALE NDËRKOMBËTARE

Kjo lëndë synon të pajisë studentët me informacion të thelluar mbi komponentët ndërkombëtare të të drejtave të autorit, patentat, markat tregtare, dhe forma të tjera të të drejtave të pronësisë intelektuale. Në mënyrë hollësishme në këtë kurs do të trajtohen konceptet juridike të veprave të cilat janë fryt i krijimtarisë intelektuale/industriale të personave fizikë/juridikë; kushtet që duhet të plotësohen që produktet e krijimtarisë intelektuale të gëzojnë mbrojtje nga secili akt normativ në fuqi; subjektet që ligji i njeh të drejtën të bëjnë ankim në rrugë administrative dhe atë gjyqësore; procedurën që ndiqet për shqyrtimin e ankimit dhe marrjen e vendimit. Lënda do të analizojë parimet themelore dhe instrumentet ligjore të së drejtës ndërkombëtare të pronësisë intelektuale, duke përfshirë shqyrtimin e Konventës së Parisit për Mbrojtjen e Pronës Industriale, Konventës së Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe pronësisë artistike dhe Marrëveshjen e OBT-së për Tregti-Faqet aspekte të Pronësisë Intelektuale (TRIPS). Lënda do të njohë studentët me zhvillimet e fundit në Bashkimin Evropian dhe problemet e zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në vendet më pak të zhvilluara.

E DREJTA KONTRAKTORE EUROPIANE

Lënda e drejta Kontraktore Europiane synon të eksplorojë në mënyrë të krahasuar ligjet e të drejtës kontraktore europiane. Lënda do të fokusohet në konceptin e një ligji "të përbashkët" të kontratës, pra parimet e përbashkëta të së drejtës kontraktore në vendet e BE-së. Lënda do të studiojë në të njëjtën kohë edhe burimet europinae- ndërkombëtare të së drejtës së kontratave sic janë Konventa e Vjenës mbi shitjet e mallrave (CISG), draft kornizën e përbashkët referente të përgatitur për Komisionin Evropian dhe Ligjin e Përbashkët për Shitjet Europiane i propozuar nga Komisioni Evropian.  Lënda do të fokusohet edhe në parimet dhe rregullat e së drejtës kontraktore europiane, rregullat e tregut veprimeve kontraktore, lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe letrave me vlerë, si dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

E DREJTA TREGTARE E BE-SË

Kursi synon të japë një pasqyrë në të drejtën europiane të biznesit dhe në veçanti në profilet evolucionare të ligjit të korporatave. Lënda kryesisht përqëndrohet në Direktivat dhe Rregulloret e BE-së, dhe në jurisprudencën e BE-së mbi ligjin e korporatave.

Studentët do të njihen me Direktivat dhe Rregulloret mbi ligjin e korporatave të BE-së duke e pare në këndvështrim krahasues me parimet themelore të ligjit tregtar kombëtar. Lënda do të analizojë direktivat e Bashkimit Evropian lidhur me trajtimin e barabartë të aksionerëve, kërkesat e kapitalit dhe rregullat e mirëmbajtjes së tij pas propozimeve SLIM, traktatit në lidhje me ndarjen e shoqërive publike me përgjegjësi të kufizuar etj.

E DREJTA E KONKURENCËS NDËRKOMBËTARE

Kjo lëndë ka në fokusin e studimit të vet të drejtën e konkurrencës dhe politikat anti trust në kontekst ndërkombëtar. Ajo bën një trajtim të detajuar të koncepteve bazë të së drejtës së konkurrencës. Në të jepet informacion mbi: mënyrën se si funksionon e drejta e konkurrencës në rajone të ndryshme të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë, apo në vendet në zhvillim; mbi përfshirjen dhe rolin e organizmave ndërkombëtare në shmangien e konkurrencës së pandershme; si dhe mbi llojet dhe mënyrat e bashkëpunimit të shteteve në kuadër të mirëfunksionimit të tregjeve. Gjithashtu, studiohet roli i të drejtës së konkurrencës në raport më konsumatorin dhe të drejtat e tij. Në fokus të trajtimit janë po ashtu edhe mënyra se si gjen aplikim sot e drejta e konkurrencës në industritë më kryesore ekonomike, në mbarë botën apo tregjet e rregulluara. Studimi i aspekteve të mësipërme bëhet duke ndërthurur anën teorike me atë praktike.

KLINIKA LIGJORE

Klinika e Ligjit është ideuar për t’u dhënëve studentëve mundësi praktike profesionale me cështje dhe konflikte juridike që do të mund t’i punojnë, përfaqësojnë dhe diskutojnë me grupin e punës së klinikës në instituciont ligjore përkatëse. Nw kwtw lwndw do tw marrin pjesw studentwt me mesataren mw tw mirw.

Klinika e mbështet veprimtarinë e saj në punën vullnetare të studentëve të Departamentit të Drejtësisë. Ndihma juridike ofrohet nga studentët e Klinikës nën kujdesin e pedagogut përgjegjës të lëndës “Klinika e Ligjit” në fushën e të drejtës administrative, penale dhe civile. Klinika është një mekanizëm përmes të cilit synohet përsosja e mëtejshme e procesit të edukimit të studentëve të drejtësisë në semestrin e tetë përmes harmonizimit të dijeve teorike me praktikën e zbatimit të ligjit. Klinika e Ligjit ka për qëllim të pajisë studentët me konceptet praktike dhe konkrete dhe aftësitë për zbatimin e njohurive teorike në mbështetje të mbrojtjes dhe përfaqësimit ligjor gjatë çdo fazë të procesit (administrativ, penal dhe civil). Klinika do të shërbejë jo vetëm si një sfond teorik dhe doktrinar mbi mënyrën e përfaqësimit, por edhe si një komponent praktik interaktive ndërmjet studentëve dhe institucioneve, nën kujdestarinë e pedagogëve.

ÇËSHTJE BASHKËKOHORE NË FUSHËN E TË DREJTËS

Lënda Cështje bashkëkohore në fushën e Drejtësisë do të prezanojë studentët me një gamë të gjerë të pikëpamjeve nga ana profesionale. Lënda ofron një ofron një mënyrë të re për të eksploruar dinamikën e ndryshimit të ligjit dhe të vetë fushës së drejtësisë. Lënda është projektuar për të mbuluar një spektër të gjerë të çështjeve aktuale të fushës së drejtësisë të cilat do t’i japin mundësi studentit të kryejë debate konstruktive lidhur me temën e cdo jave. Një pjesë e temave do të zhvillhen me anë të pyetjeve përgjigjeve drejtuar specialistëve të ndryshëm të fushave specifike. Lënda ka për qëllim të japë një orientim lidhur me temat më kryesore që mund të zgjedhin për punim diplome.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE E MJEDISIT

Lënda do të analizojë mbi rolin e ligjit në menaxhimin e ndërkombëtar të problemeve të mjedisit. Lënda do të fillojë me një hyrje të shkurtër lidhur me të drejtën ndërkombëtare publike dhe më pas do të prezantohet koncepti i mjedisit ku do të kalohet në diskutime mbi atë që do të thotë "ligji mjedisor ndërkombëtar". Lënda do të fokuohet në një sërë çështjesh mjedisore, burimet ligjore dhe institucionet që merren me rregullimin e kontrollin e cështjeve mjedisore. Lënda do të përfshijë shqyrtimin e traktateve ndërkombëtare të mjedisit, roli i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në identifikimin dhe vendosjen e së drejtës ndërkombëtare e mjedisit, rregullimin ndërkombëtar të sjelljes private që cenon mjedisin, tregtinë dhe mjedisin, të drejtat e njeriut dhe të mjedisit, dhe marrëdhënia ndërmjet ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar.

E DREJTË PENALE NDËRKOMBËTARE

Lënda e Drejta Penale Ndërkombëtare synon njohjen, me mekanizmat juridike dhe institucionalë me të cilët, realizohet ndëshkimi i autorëve të veprave penale me element ndërkombëtarë, si dhe garantohet bashkëpunimi ndërmjet shteteve në lufte kundër kriminalitetit ndërkombëtar. Lënda ka në përmbajtje analizën dhe trajtimin e veprave penale me elementë ndërkombëtar, si dhe gjithë institutet dhe parimet e së drejtës penale të vlefshme për zbatimin e përgjegjësisë penale për krimet ndërkombëtare. Pjesë e së drejtës penale ndërkombëtare është edhe jurisprudenca penale ndërkombëtare, themelimi, organizimi si dhe parimet e funksionimit dhe vendimarrjes së gjykatave penale ndërkombëtare. Një vend te rëndësishem zënë edhe normat penale me anë të të cilave rregullohet ndihma e ndërsjelltë dhe bashkëpunimi midis shteteve në parandalimin dhe ndëshkimin e veprave penale me elementë ndërkombëtar.

PRAKTIKA MËSIMORE

Praktika mësimore do të organizohet në semestrin e tetë në mënyrë që t’u ofrojnë studentëve mundsi që të praktikojnë dhe të nxënë më mirë teorinë e marrë në lëndët e viteve të mëparshme. Studentët do të ndjekin punën e organeve gjyqësore si gjykata, prokurorë dhe ato të avokatëve dhe zyrave jurdike në intitucione publike e private. Kjo lëndë ka për synim t’u ofrojë studentëve një eksperiencë profesionale fillestare dhe një informacion mbi mënyrën e aplikimit për pozicione punë të ndryshme. Praktika mësimore ka për qëllim të pajisë studentët me konceptet praktike dhe konkrete dhe aftësitë për zbatimin e njohurive teorike në mbështetje të mbrojtjes dhe përfaqësimit ligjor gjatë çdo fazë të procesit (administrativ, penal dhe civil). Klinika do të shërbejë jo vetëm si një sfond teorik dhe doktrinar mbi mënyrën e përfaqësimit, por edhe si një komponent praktik interaktive ndërmjet studentëve dhe institucioneve, nën kujdestarinë e pedagogëve.

TEZA E DIPLOMËS

Teza është një studim origjinal i cili duhet të kryhet në bazë të studimit të pavarur kërkimor, pas përfundimit të lëndëve teorike dhe praktike. Studimi i tezës është i lidhur me një fushë që është përcaktuar më parë, dhe kjo është e drejtuar nga një këshilltar akademik. Një bashkë-këshilltar mund të caktohet nëse është e nevojshme. Këshillimi konsiston nga vendosja e temës së tezës, nëse ajo mund të bazohet në një teori apo jo, informacion në lidhje me qasjen e njohuritë e duhura në lidhje me këtë temë, si për të arritur të dhënave të shëndetshme dhe të pranueshme nga ku, vendosja e hipotezës, zgjedhjen e metodave të përshtatshme nga ku do të përftohen edhe rezultatet, sugjerimet dhe zgjidhje drejtuar studimeve të mëtejshme. Të gjitha këto aktivitete kryhen në vijim përgjithësisht të pranuar rregullat akademike etike.